Një grup studiuesish të koordinuar nga Universiteti i Kalifornisë në San Francisko mund të kenë zbuluar një nga pikat më enigmatike të virusit SarsCov2: çfarë bën që infeksioni i tij të mos shkaktojë simptoma te disa njerëz. Studiuesit, në një studim të botuar në Nature, kanë zbuluar se njerëzit asimptomatikë janë shpesh bartës të një varianti gjenetik që ndihmon sistemin e tyre imunitar të njohë dhe të luftojë menjëherë virusin. Kjo veçori nuk i pengon ata të infektohen, por i mbron nga manifestimet e Covid-19. “Nëse keni një ushtri që mund ta njohë armikun herët, ky është një avantazh i madh. Është si të kesh ushtarë të përgatitur për betejë dhe që tashmë e dinë se çfarë të kërkojnë”, theksoi koordinatorja e studimit Jill Hollenbach. Studimi u përqëndrua në sistemin e etiketimit që trupi përdor për të dalluar përbërësit e tij nga ata të huaj: të ashtuquajturit HLA (antigjene leukocite njerëzore). Studiuesit zbuluan se rreth 20% e njerëzve asimptomatikë kishin një mutacion në një nga gjenet HLA (të quajtur HLA-B*15:01), krahasuar me 9% të atyre me simptoma. Për më tepër, nëse mutacioni ishte i pranishëm në dyfish, shanset për t’i shpëtuar simptomave të sëmundjes ishin tetë herë më të larta. atsh
Zbulohet sekreti i personave asimptomatikë me Covid
RELATED ARTICLES