Sot dita më e nxehtë e javës, temperaturat do të shkojnë deri në 43 gradë

0
24

Dita e enjte do të shënojë edhe kulmin e valëvë të nxehtit afrikan në territorin shqiptar duke ngjitur termometrin në mbi 42 gradë C. Përsa i përket kushteve atmosferike; mot i kthjellët dhe i nxehtë do të dominojë në të gjithë territorin e vendit. Orët e pasdites do të sjellin kalime vranësirash të lehta në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore. Pritet që vlera më të larta të shënohen përkatësisht në Qarqet: Elbasan, Berat, Gjirokastër dhe Shkodër ku termometri do të ngjitet deri në 43 gradë C. Temperaturat e ajrit mbeten të larta si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 19°C deri në 42°C. Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Perëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët. Kosova Masat ajrore të thata dhe të nxehta do të karakterizojnë kushtet e motit edhe në Republikën e Kosovës ku orët e paradites do të jenë me diell dhe temperatura shumë të larta. Ndërsa gjatë pasdites. Pritet kalim i vranësirave të pakta në territor ku më të dukshme do të jenë në zonat Veriore dhe Veriperëndimore. Parametri i Erës nuk do të jetë problematik ndërsa temperaturat e ajrit do të ngjiten deri në 38°C.