Helikopteri Cougar ka transportuar nga shpella e Pëllumbasit, 20 km larg në juglindje të Tiranës, drejt Spitalit të Traumës, tre turistëve gjermanë që kishin rrëshkitur dhe kishin rënë në humnerë. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi përcolli në rrjete sociale pamje të misionit të shpëtimit. “Helikopteri Cougar u erdhi në ndihmë tre turistëve gjermanë, një grua dhe dy fëmijë, të cilët kishin rrëshkitur dhe kishin rënë në humnerë, teksa po vizitonin si pjesë e një guide turistike shpellën e Pëllumbasit”, tha Peleshi. Ministri bëri të ditur se, të tre shtetasit e huaj u dërguan për trajtim në spitalin e Traumës. atsh