Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEARSIMLargimi i Harry Fultz nga Shqipëria

Largimi i Harry Fultz nga Shqipëria

Më 18 korrik 1932, Harry Fultz largohej nga Shqipëria. Drejtori i shkollës teknike amerikane Harry Fultz e la Tiranën pas vendimit të mbretit Zog për shtetëzimin e arsimit. Kjo ishte një masë e ndërmarrë nga Mbreti, për të parandaluar përpjekjet italiane për shtrirjen e ndikimit në vend. Fultz u nis nga porti i Durrësit drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke lënë postin e drejtorit të shkollës teknike, që e mbante që prej vitit 1922. Shkolla “Harry Fultz” u krijua në vitin 1921 me fonde të Kryqit të Kuq amerikan. Pas Luftës së Dytë Botërore, Fultz do të rikthehej në Tiranë si zëvendësshef i misionit diplomatik amerikan, për t’u dëbuar më pas nga qeveria komuniste në vitin 1946, si person i padëshiruar. Në vitin 1948, Ministria e Arsimit dhe e Kulturës e cilësonte “të papërshtatshëm” emërtimin “Instituti Teknik i Tiranës” për këtë shkollë profesionale të gradës së mesme. Për këtë arsye, Ministria kishte vendosur që Instituti të quhej në vazhdim “Politeknikumi i Tiranës”. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments