Forcat pushtuese ruse në Ukrainën Jugore po racionojnë municionet e tyre të artilerisë për shkak të mungesës dhe për të mbetur ende funksionale, sipas ekspertëve ushtarakë britanikë. “Pavarësisht ofensivës ukrainase, nuk ka gjasa që ushtria ukrainase të ketë hyrë ende në linjat kryesore të Rusisë”, thuhet në raportin ditor të shërbimeve sekrete britanike. “Ura ukrainase në anën e lumit Dnipro, të pushtuar nga Rusia, në rajonin e Khersonit përbën një sfidë tjetër për komandantët rusë”, thanë shërbimet sekrete. Në strategjinë ushtarake, kjo urë i referohet një zone të siguruar nga ushtria brenda territorit të kontrolluar nga armiku që, nëse merret me sukses, mund të mundësojë avancime të mëtejshme. “Komandantët rusë ka gjasa të shqetësohen për cenueshmërinë e krahut të tyre jugperëndimor”, thuhet në deklaratë. Ministria britanike e Mbrojtes ka publikuar informacione të përditshme për luftën në Ukrainë, që nga pushtimi i saj rus në shkurt 2022. atsh
Rusia ka mungesë municionesh në Ukrainën Jugore
RELATED ARTICLES