Temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin tonë kanë vënë në gatishmëri të plotë emergjencat civile. Autoriteti Portual Durrës bën të ditur se Reparti i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi është në gatishmëri të plotë për t’iu përgjigjur çdo emergjence si brenda territorit portual, ashtu dhe në komunitet. Sipas Autoritetit, mjetet zjarrfikëse janë angazhuar në më shumë se 82 orë pune në përpjekje për shuarjen e zjarreve, përmbytjeve, apo incidente të ndryshme të regjistruara brenda territorit portual apo në njësi të ndryshme administrative të Qarkut Durrës. “Bashkëpunimi dhe kujdesi i çdo individi janë thelbësore për të reduktuar rreziqet dhe për të siguruar jetën tonë dhe të komunitetit”, bën të ditur Autoriteti Portual. atsh
Emergjencat civile të Portit të Durrësit në gatishmëri
RELATED ARTICLES