Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIKredia me probleme u ul me 2.4 miliardë lekë në fund të...

Kredia me probleme u ul me 2.4 miliardë lekë në fund të 2022

Banka e Shqipërisë bën të ditur se në fund të vitit 2022 kredia me probleme arriti nivelin 35.7 miliardë lekë, duke u ulur me 2.4 miliardë lekë, ose 6.38 % krahasuar me një vit më parë. Referuar Raportit Vjetor të Mbikëqyrjes publikuar së fundi nga BSH-ja, treguesi i kredive me probleme bruto ka pësuar një rënie prej 0.69 % në terma vjetorë, duke arritur në nivelin 4.99 % në fund të vitit 2022. Teprica e kredisë me probleme neto ndaj totalit të portofolit të kredisë paraqitet në nivelin 1.84 %, në rënie me 0.03 % krahasuar me dhjetorin 2021. Në portofolin e kredive të rregullta, evidentohet rritje e kredive të klasifikuara “standard” me 0.62 pikë përqindje dhe kredive të klasifikuara “në ndjekje” me 0.05 pikë përqindje. Ndërkohë, në portofolin e kredive me probleme, evidentohet ulje e klasave të kredive të klasifikuara “të dyshimta” dhe “të humbura” me përkatësisht 0.05 pikë përqindje dhe 0.64 pikë përqindje. Për sa i përket cilësisë së kredisë të ndarë sipas llojit të subjektit, treguesi i kredisë me probleme për biznesin ka rënë me 0.7 pikë përqindje, duke shkuar në nivelin e 6 %, ndërkohë që për individët ky tregues ka rënë me 0.7 pikë përqindje kundrejt një viti më parë, duke shënuar nivelin 3.8 %. Nga të dhënat e raportuara nga BSH-ja, rezulton se 86 % e portofolit të kredive është e kolateralizuar. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments