Saturday, November 23, 2024
HomeSHKENCA DHE JETATemperaturat kurrë kaq të larta gjatë 12 000 viteve të fundit

Temperaturat kurrë kaq të larta gjatë 12 000 viteve të fundit

Planeti ynë është më i nxehtë tani se sa ka qenë ndonjëherë në 12 000 vitet e fundit. ”Ngrohja globale me origjinë antropike, e lidhur me emetimet masive të CO2, e ka çuar Tokën në temperatura rekord që nuk janë parë kurrë që nga ekzistenca e qytetërimeve”, shkruan focus.it. ”Ne po ecim në territor të paeksploruar ku modelet klimatike megjithatë e kishin parashikuar dhe përshkruar mjaft mirë”, theksojnë studiuesit. Modelet klimatike përshkruajnë ngrohjen e vazhdueshme që nga fillimi i Holocenit e deri më sot; megjithatë, vlerësimet e temperaturave globale që rrjedhin nga analiza e fosileve detare tregojnë një kulm ngrohjeje rreth 6000 vjet më parë, e ndjekur nga një periudhë ftohjeje dhe më pas një rritje e përtërirë e temperaturave që nga Revolucioni Industrial. Në vend të kësaj, studimi tregon se, në kundërshtim me të dhënat e sugjeruara nga anketat e mëparshme gjeologjike, temperaturat mesatare vjetore globale janë rritur gjatë 12,000 viteve të fundit dhe se ngrohja globale e shkaktuar nga njeriu e ka përshpejtuar në mënyrë të rrezikshme këtë prirje, duke i ngritur ato në nivele të panatyrshme. ”Sot ne jemi në 2,5 °C më të larta se 12,000 vjet më parë dhe në përqendrime të CO2 160 pjesë për milion më masive se atëherë. Nuk ka praktikisht asnjë mospërputhje midis asaj që tregojnë fosilet detare dhe asaj që thanë modelet klimatike”, theksojnë autorët. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments