Ka një tërheqje të lehtë, të valëvë të të nxehtit Afrikan në vendin tonë duke sjellë edhe rënie të lehtë të temperaturave të ajrit POR moti mbetet sërisht i kthjellët në të gjithë vendin. Parashikohet që vranësira të lehta e kalimtare të shfaqen gjatë orëve të pasdites në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore. Temperaturat e ajrit MBETEN sërisht të larta si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 18°C deri në 40°C. Era do të fryjë mesatare në tokë POR deri e fortë në det me shpejtesi mbi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke bërë që në brigjet detare të krijohet dallgë 3 ballë.