Miliarderi Elon Musk ka prezantuar kompaninë e tij të inteligjencës artificiale ”xAI” për të konkurruar me OpenAI, krijuesin e ChatGpt dhe Google. Sipas faqes xAI, pronari i Tesla-s do ta menaxhojë kompaninë veçmas nga të tjerët, por teknologjia që do të zhvillohet do të përfitojë kompanitë e tij, përfshirë Twitter-in, rrjetin social që për momentin duhet të përballet me rivalitetin e Threads, platforma e sapokrijuar nga Meta. “Qëllimi i xAI është të kuptojë natyrën e vërtetë të universit”, shkruan Musk në Twitter duke shtuar se qëllimi i kompanisë së re është të “kuptojë realitetin” dhe t’u përgjigjet pyetjeve të mëdha të jetës. Startup-i përbëhet nga ish-kërkues nga OpenAI, Google DeepMind, Tesla dhe Universiteti i Torontos. Ekipi udhëhiqet nga Dan Hendrycks, i cili aktualisht drejton Qendrën për Sigurinë e AI, një organizatë me bazë në San Francisko. Hendrycks ishte një nga nënshkruesit e letrës së qershorit, drejtuar liderëve botërorë, e cila paralajmëronte se AI është një rrezik për ekzistencën njerëzore në të njëjtin nivel me pandemitë dhe luftën bërthamore. Musk gjithashtu ka paralajmëruar vazhdimisht për rreziqet e inteligjencës artificiale, duke e quajtur atë “kërcënimi ynë më i madh ekzistencial”. Miliarderi bashkëthemeloi OpenAi në 2015 dhe u largua në 2018 për t’u fokusuar në Tesla.atsh
Musk prezanton ”xAI”
RELATED ARTICLES