Tuesday, November 26, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREMurat Toptani, autori i të parës skulpturë kushtuar Skënderbeut

Murat Toptani, autori i të parës skulpturë kushtuar Skënderbeut

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave na zbulon një fakt interesant, autorin e të parës skulpturë kushtuar Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Ajo mban firmën e Murat Toptanit. Artisti i njohur i Rilindjes Kombëtare, Murat Toptani, i cili artin e tij e shkriu midis Tiranës dhe Kalabrisë, në shek. XIX punoi për herë të parë bustin e Skënderbeut. Kryevepra e punuar mjeshtërisht në vitin 1898 dhe e ripunuar në vitin 1917 paraqiti portretin e Skënderbeut në skulpturë, si formën më të shkëlqyer për të përjetësuar imazhin e heroit. Busti sot ruhet në Galerinë e Arteve, ku gjendet në akuarel edhe vepra tjetër e Murat Toptanit, karikatura “Premtimet e Anglisë”. Toptani ishte skulptor, piktor, poet, publicist dhe një nga veprimtarët e Rilindjes Kombëtare. Në 1884-ën, vazhdoi studimet në shkollën “Sulltanie” (Gallata Saraj), ku mori një kulturë që u reflektua më vonë në gjithë veprimtarinë e tij të larmishme artistike. Në mbarim të shkollës ai zotëronte disa gjuhë të huaja: frëngjisht, osmanisht, arabisht dhe persisht. Veprimtarinë e tij e zhvilloi kryesisht në Tiranë dhe në shoqëritë shqiptare jashtë atdheut (Stamboll, Napoli, Bukuresht etj). Mbajti kontakte të ngushta me vëllezërit Frashëri pasi ishte dhe dhëndri i Naimit. Murat Toptani ishte delegat i Tiranës në Kuvendin e Vlorës dhe nënshkrues i Aktit të Pavarësisë. Ai gjithashtu shkroi shumë vjersha dhe artikuj publicistikë, ku një pjesë e poezive të tij u përmblodhën në librin “Vjershat e Murat Toptanit”, botuar në Tiranë në vitin 1924. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments