Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIProtokollet e kontrollit për sigurinë ushqimore të mishit dhe qumështit sipas BE

Protokollet e kontrollit për sigurinë ushqimore të mishit dhe qumështit sipas BE

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, po punon me prioritet në drejtim të përmbushjes dhe plotësimit të standardeve për sigurinë ushqimore, që kërkon integrimi i vendit në BE. Krahas përmirësimit të legjislacionit paralelisht po vijon trajnimi i inspektorëve të AKU-së për përvetësimin e praktikave më të mira të monitorit e kontrollit për sigurinë ushqimore të mishit dhe qumështit. AKU, bën të ditur se, trajnim mbi metodat, protokollet për kontrollin e higjienës e sigurisë së mishit dhe qumështit u zhvillua në stabilimententet e përpunimit të mishit dhe të përpunimit të qumështit. Fokusi gjatë trajnimit ishte në metodat dhe protokollet për kontrollin e higjienës dhe sigurisë së mishit, si dhe praktikat dhe standardet për kontrollin e higjienës së qumështit dhe prodhimeve të tij. Ekspertët e Bashkimit Europian ndanë me pjesëmarrësit praktikat më të mira, rekomandimet dhe udhëzimet për sigurinë e mishit, për parandalimin e kontaminimit së tij, si dhe informimin mbi metodat e kontrollit të qumështit nga stadi i mbledhjes deri në prodhimin përfundimtar, përfshirë edhe higjienën e pajisjeve dhe proceseve të ndërlidhura. Inspektorët u trajnuan mbi rregullat dhe praktikat e mira të punës, pikat kritike të kontrollit (HACCP). Gjithashtu, ekspertët e huaj ndanë me inspektorët e AKU-së njohuritë e tyre për identifikimin e rrezikut, vlerësimin e rrezikut dhe zbatimin e masave parandaluese për të siguruar prodhimin e qumështit të sigurt dhe të cilësisë së lartë. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments