Berati dhe Elbasani rezultojnë dy qarqet me shkallën më të lartë të punësimit, në vitin 2022. Ndërsa Lezha dhe Dibra kishin shkallën më të ulët të punësimit. Sipas raportit të publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT), mbi tregun e punës për vitin 2022, shkalla e punësimit në Berat, ishte 64.6 % dhe në Elbasan 64.4 %, ndërsa Lezha rezulton me shkallë punësimi 41 % dhe Dibra me 46.4 %. Qarqet me shkallë papunësie më të lartë janë Lezha me 22.7 % dhe Dibra me 17.8 %, ndërsa qarqet me shkallë papunësie më të ulët janë Gjirokastra me 3.5 %) dhe Kukësi me 4.9 %. atsh
Berati dhe Elbasani me shkallën më të lartë të punësimit
RELATED ARTICLES