Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIMT: Operatorët që ushtrojnë veprimtari ujore për qëllime turistike, të certifikohen

MT: Operatorët që ushtrojnë veprimtari ujore për qëllime turistike, të certifikohen

Ministria e Turizmit dhe Mjdisit u bën thirrje të gjithë operatorëve që ushtrojnë veprimtari ujore, për qëllime turistike, të certifikohen. Sipas ministrisë, certifikimi i operatorëve turistikë detarë duhet të kryhet jo vetëm në zbatim të ligjit, por mbi të gjitha për të garantuar një turizëm të sigurt. Ky proces kryhet gjatë 12 muajve të vitit dhe stafi i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit është në mbështetje të plotë të bizneseve për t’i asistuar gjatë plotësimit të dokumentacionit sipas ligjit dhe udhëzimit në fuqi. Prej 2 vitesh, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka informuar periodikisht mbi nevojën për plotësimin e këtij detyrimi dhe shumë operatorë turistikë detarë kanë arritur të plotësojnë dokumentacionin e nevojshëm, duke ushtruar aktivitetin e tyre gjatë sezonit turistik, brenda te gjitha rregullave ligjore dhe kushteve të sigurisë. “Çdo incident që mund të ndodhë në hapësirat tona ujore për mungesë të respektimit të rregullave apo të kontrollit nga ana e instancave shtetërore të zbatimit të këtyre rregullave, do të ishte jo vetëm tragjik e me pasoja për jetën e turistëve, por edhe do të cenonte rënde imazhin e vendit, do të dëmtonte turizmin dhe do të penalizonte mijëra biznese të rregullta që plotësojne të gjitha kriteret, respektojne rregullat dhe bejnë një punë të jashtëzakonshme në përparimin e turizmit në të gjitha hapësirat urbane, rurale dhe natyrore të Republikës së Shqipërisë”, bën të ditur Ministria e Turizmit dhe Mjedisit. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments