Bujqësia është një ndër sektorët kontribues më të mëdhenj në ekonominë e vendit dhe një burim i rëndësishëm punësimi. Bujqësia vitet e fundit, po vijon të rrisë në mënyrë të qendrueshme kontributin e saj në PBB dhe ka rritur forcën e angazhuar në punë në sektorin rural në nivelin 33.9 % të totalit të të punësuarve në shkallë vendi. Sipas statistikave nga INSTAT të publikuara së fundi mbi “Tregun e Punës 2022”, rezulton se bujqësia punëson 33.9 për qind të totalit të individëve në marrëdhënie pune. Përmes politikave mbështetëse dhe programeve të financimit etj., buxheti i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural është rritur nga viti në vit, në mbështetje të fermerëve që nxisin prodhimin, punësimin dhe sigurojnë më shumë të ardhura. Tashmë fakt është që ekonomitë rurale krahas modelit të vetëpunësimit familjar po orientohen në zgjerimin e punësimit në mbi 10 persona, në varësi edhe të zhvillimit të aktivitetit të tyre, duke kontribuar në rritjen e angazhimit me punë në këtë sektor. Referuar të dhënave nga këndvështrimi i grup-profesioneve, rezulton se në vitin 2022, punonjësit e kualifikuar të bujqësisë dhe të lidhur me tregtinë, përbëjnë 46,2 % të të punësuarve. atsh
Bujqësia me treguesin më të lartë të punësimit në vend
RELATED ARTICLES