Komisioni Evropian ka propozuar kufizime të mëtejshme për përdorimin e mërkurit për të mbrojtur më mirë konsumatorët dhe mjedisin. Sipas rishikimeve të propozuara, krahu ekzekutiv i BE-së dëshiron të ndalojë plotësisht përdorimin e mbushjeve dentare që përmbajnë mërkur nga viti 2025. ”Ndalimi i këtij produkti, i njohur si amalgamë dentare, do të kursejë 40 tonë merkur në BE në vit”, tha komisioni në një deklaratë të premten. Përveç kësaj, prodhimi, importi dhe eksporti i disa produkteve që ende përmbajnë mërkur, si llambat, duhet të ndërpritet midis 2026 dhe 2028. Planet tani duhet të miratohen nga Parlamenti Evropian dhe vendet e BE-së. Mërkuri është shumë toksik dhe mund të dëmtojë përgjithmonë trurin, mushkëritë, veshkat dhe sistemin imunitar nëse thithet. Në të kaluarën, metali i rëndë përdorej në bateri, termometra ose tuba fluoreshente. atsh
BE shtrëngon rregullat për produktet që përmbajnë mërkur
RELATED ARTICLES