Bashkimi Evropian ka shpallur 15 korrikun një ditë të re përkujtimi vjetor për viktimat e krizës globale të klimës. ”Viktimat e klimës në Evropë dhe më gjerë do të përkujtohen”, deklaroi Komisioni Evropian. ”Kjo po bëhet gjithashtu për të rritur ndërgjegjësimin për hapat konkretë që njerëzit mund të ndërmarrin në nivelin e tyre për të ndihmuar në parandalimin e fatkeqësive nga ndodhja dhe për t’u përgatitur më mirë dhe për t’iu përgjigjur fatkeqësive të lidhura me klimën”, thuhet në një deklaratë nga komisioni. Më 15 korrik 2021, përmbytjet në Gjermani dhe Belgjikë vranë më shumë se 200 persona. Qindra të tjerë kanë humbur shtëpitë e tyre. Dita e re e përkujtimit u bë e detyrueshme me një deklaratë të nënshkruar nga përfaqësues të Parlamentit Evropian dhe vendeve anëtare të BE-së. Zëvendëspresidenti i Komisionit Frans Timmermans tha gjatë ceremonisë së nënshkrimit se ”kjo ditë përkujtimi nuk ishte vetëm për shkak të njerëzve që tashmë janë bërë viktima, por edhe viktimave të ardhshme”. atsh
BE shpall 15 korrikun si Ditën e Viktimave të Krizës Klimatike
RELATED ARTICLES