Vala e të nxehtit që ka mbërthyer Evropën jugore përfshirë edhe Shqipërinë, quhet ‘Cerverus’, ‘qeni i ferrit me tre koka’, sepse ka tre kulme temperaturash. Do të zgjasin për javë me radhë. Rekordin vendi ynë e ka shënuar në vitet 1970 në Kuccovë me 44 gradë Celcius. Ministria e Mbrojtjes i ka bërë thirrje qytetarëve veçanërisht moshës së tretë dhe fëmijëve që të shmangin sa më shumë pikun e të nxehtit. “Kjo valë ka nisur të martën në mbrëmje, sot është kulmi i parë i kësaj vale. Sot parashihet shumë qytete të ultësirës perëndimore të shënojnë temperatura mbi 40 gradë. problematike situata paraqitet në zonat e izoluara si Elbasani, Berati, Gjirokastra, presim temperatura deri në 42 gradë. Ndërkohë në kryeqytet, Shkodra Lezha Fieri Lushnja do jenë 40-41.Kjo valë ka një tërheqje në fundjavë, por shumë e lehtë, me një gradë dhe jo shumë e ndjeshme. Dita e hënë do të kthejë sërish temperaturat deri në 42 gradë. Parashikohet që kjo valë të qëndrojë shumë gjatë, të paktën deri në fundin e muajit. Por do aktivizohet sërish duke sjellë temperatura të larta, ku vlera ekstremisht të larta do presë Itali Jugore, Greqia RMV, meteorologët parashikojnë të thyej edhe rekorde historike Në vendin tonë gjatë kësaj fundjave 42, shpresojmë në fund të muajit mos kemi thyerje të rekordit. 44 gradë të shënuar në vitet 70 në Kuçovë. Kjo ngjashmëri valët e të nxehtit të 2020-tës për shkak të kohëzgjatjes, por ka temperatura shumë të larta”.-shprehet Lajda Porja.