Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIObligacionet 10-vjeçare në nivelin 6%

Obligacionet 10-vjeçare në nivelin 6%

Norma e interesit të obligacioneve 10-vjeçare pësoi rënie në ankandin e kësaj jave, në nivelin 6 %, nga 6.6 % që kishte qenë në ankandin e mëparshëm. Banka e Shqipërisë bën të ditur se, nga 3 miliardë lekë që kishte qenë shuma e shpallur për financim nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, vlera totale e kërkesave në ankand arriti në 5.26 miliardë lekë. Sipas BSH-së, likuiditeti i lartë në sektorin financiar po luan gjithashtu një rol të rëndësishëm në uljen e yield-eve, duke rritur konkurrencën mes investitorëve për bonot dhe obligacionet qeveritare. Për të gjitha instrumentet e borxhit, rritja vjetore e yield-eve është tashmë më e ulët se rritja e normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë. Madje, yield-et e bonove 12-mujore tashmë janë shumë afër nivelit të normës bazë të interesit 3 %. Sipas kalendarit të emetimeve të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, shuma e përgjithshme e huamarrjes e planifikuar për tu siguruar nëpërmjet emetimit të instrumenteve financiarë do të jetë 83 miliardë lekë, duke përfshirë këtu edhe rifinancimin e borxhit të maturuar. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments