Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEUNDP: Më shumë mbështetje social-ekonomike bashkive

UNDP: Më shumë mbështetje social-ekonomike bashkive

Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së në Shqipëri, Monica Merino, gjatë një vizite dyditore në bashkitë e Kavajës, Divjakës, Patosit dhe Sarandës, theksoi angazhimin që UNDP ka në forcimin e partneriteteve dhe vijueshmërinë e punës në këto bashki. Merino në takimin me kryebashkiakun e Kavajës, diskutoi mbështetjen e UNDP-së në rindërtimin e shkollave përmes programit EU4Schools, luftën e dhunës kundër grave, punën me organizatat e shoqërisë civile përmes projektit ReLOaD, ofrimin e shërbimeve publike nëpërmjet sistemit të zyrës me një ndalesë, si edhe vlerësimin e gatishmërisë digjitale të qeverisjes vendore me projektin STAR. Në Divjakë, Merino u takua me kryetarin e bashkisë dhe diskutuan për projektet e UNDP-së në Divjakë, si: forcimi i ofrimit të shërbimeve publike përmes programit STAR, krijimi i një qendre komunitare shumëfunksionale, sigurimi i shërbimeve sociale të integruara dhe mbështetja për menaxhimin e Divjakës. Gjatë vizitës në Patos, Monica Merino dhe kryetari i bashkisë, diskutuan për punën e UNDP-së në këtë bashki, ndër të cilat janë: krijimi i qendrës komunitare multifunksionale për fëmijë me aftësi të përmes projektit “AskushTëMosMbetetPas”, shërbimi publik i ofruar nëpërmjet sistemit të zyrës me një ndalesë përmes projektit STAR, bashkëpunimet me organizatat e shoqërisë civile përmes projektit ReLoAD, lufta kundër dhunës në familje, menaxhimi i rrezikut nga fatkeqësitë natyrore. Ndalesa e fundit ishte Saranda, ku Merino u takua me kryebashkiakun e ri të Sarandës, Oltion Çaçi, për të diskutuar partneritetin me UNDP-në. Ofrimi i shërbimeve të kujdesit social për fëmijët me aftësi të kufizuara përmes LNB dhe forcimi i partneriteteve me organizatat e shoqërisë civile përmes ReLoAD janë 2 ndërhyrje shumë të rëndësishmë të UNDP-së në Sarandë. Monica Merino gjatë qëndrimit në Sarandë, vizitoi Qendrën Komunitare, e cila ofron shërbime jetike për fëmijët me aftësi të kufizuara. Gjithashtu, Merino vizitoi edhe një qendër për të moshuarit dhe familjet në nevojë. Jemi shumë të lumtur për partneritetet tona dhe jemi të angazhuar të vijojmë me punën tonë, kudo në Shqipëri. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments