Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREBE heq kontrollet ndaj eksporteve japoneze

BE heq kontrollet ndaj eksporteve japoneze

BE-ja ka hequr sot kontrollet shtesë ndaj eksporteve të ushqimeve japoneze në vendet e Bashkimit Evropian, të vendosura pas katastrofës bërthamore të Fukushimës 12 vjet më parë. “Heqja e kufizimeve u mundësua pas bashkëpunimit të ngushtë BE-Japoni dhe punës së zellshme të autoriteteve japoneze, tha në një deklaratë komisionerja e Shëndetësisë e BE-së, Stella Kyriakides. Më 11 mars 2011, një cunami i shkaktuar nga një tërmet i madh u përplas në brigjet japoneze, duke çuar në vdekjen e mijëra personave dhe shkrirjen e bërthamave të reaktorit në centralin bërthamor Fukushima Daiichi. Pas kësaj, për të mbrojtur shëndetin publik, BE-ja vendosi kontrolle radioaktiviteti para eksportit për ushqimet dhe produktet bujqësore nga Japonia, duke rishikuar masat çdo dy vjet. Në vitin 2021, kontrollet e mbetura u lanë vetëm për eksportet e kërpudhave të egra, bimëve të egra të ngrënshme dhe disa lloje peshqish. Komisioni Evropian theksoi se megjithatë monitorimi duhet të vazhdojë dhe autoritetet japoneze duhet t’i bëjnë publike të gjitha rezultatet. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen njoftoi vendimin e bllokut së bashku me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel në fund të një samiti BE-Japoni në Bruksel. Japonia dhe BE ranë gjithashtu dakord të rrisin bashkëpunimin në furnizimet e lëndëve të para, prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe mbrojtjen e kabllove detare nënujore. Në një deklaratë të përbashkët të dyja palët dënuan pushtimin e vazhdueshëm rus të Ukrainës, duke i bërë thirrje Kremlinit të tërheqë plotësisht dhe pa kushte forcat e tij ushtarake nga vendi.atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments