Monday, November 25, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREAt Shtjefën Gjeçovi,i “Kanunit të Lekë Dukagjinit”

At Shtjefën Gjeçovi,i “Kanunit të Lekë Dukagjinit”

At Shtjefën Gjeçovi lindi në Janjevë të Kosovës në një familje thellësisht katolike. Gjeçovi ishte vetëm 10 vjeç kur veshi rrobën e fratit. Vijoi mësimet në Troshan, Fojnicë, Dërventë, Kreshevë, në Bosnjë-Hercegovinë, ku është përgatitur një pjesë e mirë e françeskanëve shqiptarë, ndërmjet të cilëve dhe Fishta. Nisi të interesohej për gjithçka kishte të bënte me historinë e popullit të tij. Kulmin e krijimtarisë e arriti në vitet 1900, kur u bë i pranishëm në të gjitha fushat e kulturës e të arsimit. Shkroi në të tria gjinitë letrare, mblodhi këngë, përralla, mite, doke e zakone popullore e, mbi të gjitha, atë që do ta bënte të pavdekshëm, “Kanunin e Lekë Dukagjinit” monument i gjuhës e i kulturës së kombit shqiptar, për të cilin Universiteti i Lajpcigut i dha titullin “Doktor i shkencave in honoris causa”. Në vitin 1920 mori pjesë në luftën e Vlorës kundër pushtimi italian. Ka shkruar drama dhe vepra të tjera si: “Dashuria e Atdheut”, “Jeta e Shën Luçisë”, “Agimi i Qytetnisë” e të tjera. Më 13 tetor të vitit 1929 bandat vrastare të Nikolla Pashiqit i kishin organizuar një pritë dhe e vranë në Zym, afër Prizrenit, për shkak të aktivitetit të tij atdhetar. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments