Angazhimet e sigurisë të parashikuara nga vendet e G7-ës në Kiev do të ishin një “sukses shumë i rëndësishëm dhe specifik” për Ukrainën, deklaroi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky. ”Angazhimet për të rritur aftësitë mbrojtëse të Kievit për sa kohë që Ukraina nuk është anëtare e NATO-s do të dërgonin një mesazh të rëndësishëm për vendin”, tha Zelenksy, duke folur me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg nga Vilnius. “Do të doja të kem sukses në këtë samit për të gjithë, për ushtarët tanë, për qytetarët tanë, për fëmijët tanë, për të gjithë, dhe veçanërisht garancitë e sigurisë janë kaq të rëndësishme për njerëzit”, tha presidenti. Zelensky shtoi se garancitë e sigurisë duhet të mbulojnë zonat ku Kievi ka marrë tashmë mbështetje, por edhe aspekte shtesë si mbrojtja ajrore dhe avionët ushtarakë. ”Deklarata e G7 mund të jetë dokumenti i parë ligjor që simbolizon se ne kemi një lloj ombrelle sigurie”, theksoi Zelensky. atsh
Zelensky: G7-a garanton sukses për popullin ukrainas
RELATED ARTICLES