Sunday, November 24, 2024
HomeSHKENCA DHE JETASulmi kibernetik kinez godet Microsoft Cloud

Sulmi kibernetik kinez godet Microsoft Cloud

Sulmi i ri kibernetik i udhëhequr nga Kina në SHBA, “Hakerat e Dragoit”, duke shfrytëzuar një boshllëk në Microsoft Cloud, goditën një seri llogarish të postës elektronike të paklasifikuara të qeverisë. Hakerimi u zbulua muajin e kaluar pasi qeveria amerikane identifikoi një defekt në sigurinë e Microsoft Cloud. “Ne kontaktuam menjëherë Microsoft-in për të gjetur burimin dhe cenueshmërinë në shërbimin e tyre Cloud”, tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Adam Hodges. Numri i llogarive të postës elektronike amerikane që besohet se janë prekur deri më tani është i kufizuar dhe sulmi dukej i shënjestruar, megjithëse një hetim i FBI-së është në vazhdim. Pentagoni, komuniteti i shërbimeve sekrete dhe llogaritë e postës elektronike ushtarake nuk duket se janë prekur. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments