Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas vendimit të SHBA-së që ka përfshirë Drejtorin e Agjencisë për Siguri dhe Informacion të Serbisë (BIA), Aleksandar Vulin në listën e sanksioneve. Osmani shprehet në një postim në twitter se ”Vulin& co dëmtoi demokracinë dhe kërcënoi paqen në rajonin tonë”. Presidentja shprehet se Vulin i shërbeu interesave malinje të Rusisë dhe krimit organizativ transnacional, duke minuar kështu stabilitetin. “Përshëndes SHBA-në për vendimin për ta sanksionuar atë. Së bashku me aleatët tanë do të luftojmë ndikimin e aktorëve të tillë keqdashës”, deklaron n Osmani në Twitter. Të martën, Zyra e Departamentit të Thesarit të SHBA-së për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC) sanksionoi Vulin në përputhje me Urdhrin Ekzekutiv (EO) 14033. Sanskionimi i Aleksandar Vulin (Vulin), thuhet në njoftim, nënvizon vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara për ta bërë atë përgjegjës për përfshirje në marrëveshje korruptive “që çojnë përpara agjendat e tyre politike dhe interesat personale në kurriz të paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”. atsh
Osmani: Me aleatët do të luftojmë ndikimin e keqdashësve
RELATED ARTICLES