Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEApel pushuesve: Tregoni kujdes gjatë lundrimeve në det

Apel pushuesve: Tregoni kujdes gjatë lundrimeve në det

12 persona, mes të cilëve 8 fëmijë, të cilët lundronin me skaf, janë shpëtuar falë ndërhyrjes në kohë nga efektivët e Forcës Detare, u shpreh sot ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi. Ai theksoi në një postim në rrjetet sociale se, “mjeti lundrues kishte pësuar defekt, në afërsi të Kepit të Rodonit. Ata u shoqëruan në Portin e Durrësit dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore”. Peleshi gjithashtu apeloi pushuesit që të tregojnë kujdes gjatë lundrimeve në det dhe të lajmërojnë në kohë për çdo problem. “Ju lutemi pushuesve të tregojnë kujdes gjatë lundrimeve në det dhe të lajmërojnë në kohë për çdo problem!”, shkroi ai. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments