Maratona “3×3″ mbledh në Kosovë 160 sportistë nga 18 shtete te botes. Garat ndërkombëtare të basketbollit FIBA U23 3×3 Nations League, nisën mbrëmë, në amfiteatrin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë dhe do të zgjasin deri më 12 korrik. Në ceremoninë e hapjes zyrtare morën pjesë zëvendësministrja e MKRS-së, Daulina Osmani, dhe Kryetari i Federatës së Basketbollit, Arben Fetahu, të cilët theksuan rëndësinë e këtij eventi për zhvillimin e basketbollit në Kosovë. Gjatë kësaj jave do të zhvillohen edhe garat në kategoritë 3×3 Womens Series (14-15 korrik) dhe 3×3 Prishtina Challenger (15-16 korrik). Keto gara sportive do të krijojnë atmosferë të bukur për vendasit si dhe vizitorët që do të ndjekin nga afër ekipet e 18 vendeve pjesëmarrëse. Garat e organizuara nga Federata e Basketbollit të Kosovës kanë gjetur edhe përkrahjen e plotë të MKRS. atsh