Tuesday, November 26, 2024
HomeSHKENCA DHE JETAPërse hipim gjithmonë nga e majta e avionëve?

Përse hipim gjithmonë nga e majta e avionëve?

Qoftë nëpërmjet një shkalle të jashtme ose përmes rrugës teleskopike, hipja e pasagjerëve në aeroplanë bëhet gjithmonë nga e njëjta anë, nga e majta. A keni menduar ndonjëherë pse?, shkruan focus.it. Ka disa hipoteza për të, disa më të besueshme dhe të tjera pak më pak, që kanë të bëjnë me çështje praktike, me arsye sigurie. “Piloti tradicionalisht ulet në të majtë,” thotë James K. Gordon, ish-drejtor i Këshillit Ndërkombëtar të Operatorëve të Aeroportit, një shoqatë industrie që bashkon menaxherët e aeroporteve të SHBA. “Ndërtimi i hipjes së pasagjerëve në të majtë i lejon ata t’i afrohen terminalit më saktë, duke e lidhur derën e hyrjes së avionit me vendkalimin ose derën e daljes së terminalit,” shpjegon ai. Sipas një hipoteze më “teknike” që qarkullon midis entuziastëve të aeronautikës, arsyeja pse piloti ulet në të majtë daton që nga funksionimi i avionëve të parë, të cilët përdorën motorë në të cilët helika rrotullohej në shumicën e rasteve në drejtim të kundërt të akrepave të orës, pasi kjo krijon një fluks ajri i cili, duke goditur stabilizuesin (bishtin e avionit), prodhon një forcë aerodinamike e cila tentonte ta bënte avionin të përkulej në të majtë. Rrjedhimisht, gjatë manovrave në terren, ishte më pak e lodhshme për pilotët të ktheheshin në këtë drejtim. Rregullimi i trafikut të aeroportit do të ishte krijuar duke marrë parasysh këtë, duke vendosur rrugë në të cilat kthesat majtas ishin të përhapura se ato djathtas dhe për rrjedhojë, pilotit do t’i ishte caktuar ndenjësja në të majtë, në mënyrë që ai të gëzonte një shikueshmëri më të madhe. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments