Shkrimtarja kroate Neva Lukić, ishte sot në një takim për poezinë në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit. Autorja e “Endless Endings”, foli për vendin nga nisi shkrimi i kësaj vepre, e cila gërsheton poezinë me prozën. Një vepër ku rrëfehet mbi diferencimet fizike dhe sociale mes individëve që jetojnë në shoqëri të hapura, demokratike; në shoqëri ku liria politikisht nuk vihet në pikëpyetje por që kornizon individin brenda modelit të ofruar. Lukić ndau me audiencën pikëpamjet e saj mbi gjuhën, poezinë, përkthimin, sfidat e të shkruarit si dhe kufizimet e demokracisë. Po ashtu, Lukić lexoi për të ftuarit disa nga poezitë e saj të përkthyera në anglisht. atsh