Amerikanët po vërshojnë në pikat më të nxehta turistike të Evropës. Mes shume vendeve të tjera evropiane të njohura, agjentët dhe ekspertët e udhëtimeve kanë renditur edhe Shqipërinë, si një nga destinacionet më të mira për t’u vizituar në verën e 2023. Nëse fluksi i turistëve amerikanë verën e kaluar në pikat e preferuara turistike të Evropës, nga riviera franceze në ishujt grekë, mori përmasa epike, atëherë këte vit, kontinenti duhet të presë një cunami gjithëpërfshirës. “Numri i turistëve amerikanë në Evropë, këtë verë pritet t’i tejkalojë shifrat e verës së kaluar me 55%”, sipas analizës se kompanisë më të madhe në botë të sigurimeve dhe udhëtimeve “Allianz Partners”. “Ky vit është edhe më i rezervuar. Nuk mund ta besoj se sa e mbipopulluar do të jetë Evropa. Çdo qytet i njohur e ka tejkaluar numrin e rezervimeve tani”, tha Tania Swasbrook, bashkëthemeluese e konsulencës së udhëtimeve luksoze “Vgari Lifestyle”. Swasbrook tha se ajo po i këshillon klientët të marrin në konsideratë vizitën në “vendet paralele” dhe destinacionet në Evropë me oferta dhe bukuri të ngjashme, që nuk janë vende me emra të mëdhenj.
Shqipëria Shumë më pak i frekuentuar nga turistët sesa Greqia fqinje në jug apo Italia përtej Adriatikut. Vendi i Gadishullit Ballkanik, Shqipëria është ende një atraksion sekret, i ruajtur mes udhëtarëve të zgjuar, por nuk ka gjasa të qëndrojë një destinacion i fshehtë për një kohë të gjatë, shkruan në një artikull Terry Ward për median amerikane CNN. “Kroatët dhe evropianët në përgjithësi po zbulojnë bregdetin shqiptar”, tha Alan Mandic i agjencisë kroate të udhëtimeve “Secret Dalmatia”. “Është një vend i mrekullueshëm dhe është tepër lirë. Ushqimi, historia, mikpritja, natyra, plazhet, gjithçka është këtu”, shtoi ai. Ndër plazhet për t’u eksploruar përgjatë asaj që quhet ‘Riviera Shqiptare’ janë Ksamili, pranë kufirit me Greqinë, Himara dhe Dhërmiu më në veri të vendit, ku mund të ushqeheni me çmime të lira, si karkaleca deti, oktapod të pjekur në skarë dhe peshq të freskët të kapur direkt nga deti Jon, ndërsa vështroni pamjen e tyre vezulluese. atsh