Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREStoltenberg: Ukraina mund t’i bashkohet aleancës kur të plotësohen kushtet

Stoltenberg: Ukraina mund t’i bashkohet aleancës kur të plotësohen kushtet

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg mbështeti një deklaratë të miratuar sot nga krerët e aleancës ushtarake, e cila i ofron Ukrainës shpresë për anëtarësim, por jo një ftesë zyrtare. “NATO do t’i japë një ftesë Ukrainës për t’u bashkuar me aleancën ushtarake kur anëtarët të bien dakord dhe të plotësohen kushtet”, tha sot sekretari i përgjithshëm Jens Stoltenberg në një konferencë për shtyp, në Vilnius. “Nuk ka pasur kurrë një mesazh më të fortë nga NATO, në asnjë moment, si për mesazhin politik në rrugën drejt anëtarësimit, ashtu edhe për mbështetjen konkrete nga aleatët e NATO-s”, tha Stoltenberg. Deklarata e miratuar sot thotë se e ardhmja e Ukrainës është në NATO, por ftesa e ardhshme për t’u bashkuar me aleancën, lidhet me reformat demokratike në sektorin e sigurisë dhe një ndërveprim më të mirë midis forcave të armatosura të Ukrainës dhe atyre të aleatëve. “Nëse shikoni proceset e tjera të anëtarësimit, nuk ka pasur afate kohore për ato procese. Ato bazohen në kushte”, tha Stoltenberg lidhur me mungesën e një afati kohor se kur Kievi do të kualifikohet për një ftesë. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments