Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREShtetet e NATO mbështesin planet e mbrojtjes

Shtetet e NATO mbështesin planet e mbrojtjes

Vendet e NATO-s miratuan dje në mbrëmje planet e reja për t’iu përgjigjur një sulmi të mundshëm rus ose një organizatë terroriste në territoret e aleancës ushtarake perëndimore, thanë diplomatët. Planet, të cilat do të miratohen nga liderët e NATO-s në samitin në Vilnius sot dhe nesër parashikojnë rritjen e pranisë së trupave në terren dhe mbrojtjen nga sulmet e mundshme detare, ajrore, kibernetike dhe hapësinore. “Të ashtuquajturat plane rajonale të mbrojtjes parashtrojnë jo vetëm forcimin e forcave por edhe të aftësive të nevojshme ushtarake në mënyrë sa më efektive”, tha NATO. Lëvizja e fundit pason vendimin e vitit të kaluar për të mbajtur rreth 300 000 trupa në gatishmëri të lartë në të ardhmen. Deri më tani, trupat me gatishmëri të lartë të NATO-s kanë qenë forca kryesore për operacionet e shpejta të krizave me shtetet anëtare që ofrojnë aktualisht rreth 40 000 ushtarë. “Ndryshimet në forcën e reagimit të shpejtë dhe përgjigjet e tjera ndaj kërcënimeve ruse përbëjnë rishikimin më të madh të mbrojtjes dhe parandalimit tonë kolektiv që nga Lufta e Ftohtë”, tha më herët sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Protokollet e reja të mbrojtjes janë pjesë e përpjekjeve të NATO-s të viteve të fundit për të forcuar kapacitetet mbrojtëse dhe parandaluese të aleancës, të përkeqësuara nga pushtimi i plotë i Rusisë në Ukrainë në shkurt 2022. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments