Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALEKOSOVA​Hovenier:Tensionet ndikojnë negativisht te investimet e huaja

​Hovenier:Tensionet ndikojnë negativisht te investimet e huaja

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se ngritja e tensioneve ndikon keq në klimën e investimeve në Kosovë. Këto deklarata Hovenier i ka bërë në takimin me përfaqësues të bizneseve, të mbajtur bashkë me kryeministrin Albin Kurti. Ai e ka quajtur të rëndësishëm takimin për nevojën e forcimit të bashkëpunimit dhe zgjerimit të dialogut mes Qeverisë dhe sektorit privat. “Isha pjesëmarrës në një takim të rëndësishëm që kishte kryeministri Albin Kurti me përfaqësuesit e bizneseve për nevojën e forcimit të bashkëpunimit dhe zgjerimit të dialogut mes Qeverisë dhe sektorit privat. Ne diskutuam gjithashtu se si tensionet e rritura dhe paqëndrueshmëria ndikojnë negativisht në klimën e investimeve në Kosovë”, ka shkruar ai në Twitter. Ndërsanga Zyra e Kryeministrit, përmes një komunikatë për media është thënë se “në takim u diskutua për mundësitë dhe sfidat, në sektorin privat, me theks te financimi i zgjerimit të biznesit dhe fuqia punëtore, si dhe për mënyrat se si të tërhiqen edhe më shumë investime të huaja direkte në vendin tonë”. Aty thuhet se kreu i ekzekutivit theksoi rëndësinë e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, potencialin që ka Kosova dhe mundësinë e thellimit të bashkëpunimit me sektorin privat. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments