Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALEKOSOVA​Lajçak:Drejt shtensionimit të situatës në veri

​Lajçak:Drejt shtensionimit të situatës në veri

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se ka zhvilluar takim me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi. Ai ka thënë se kanë rënë dakord për hapat e parë drejt shtensionimit të situatës në veri të vendit. Lajçak ka shkruar se diskutimet janë zhvilluar në Bratislavë. “Diskutime intensive dypalëshe zhvilluam sot në Bratislavë me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, për deeskalimin e situatës në veri të Kosovës, në përputhje me deklaratën e 3 qershorit, dhe rrugën përpara në zbatimin e të gjitha Marrëveshjeve të Dialogut. Ne ramë dakord për hapat e parë drejt këtij qëllimi”, ka thënë ai. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments