Në tregun e brendshëm të këmbimit valutor, të hënën monedha europiane fitoi pikë kundrejt lekut, ndërsa dollari amerikan u nënçmua me 0.65 lekë. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euroja është ngjitur me 0. 08 lekë në kuotën e këmbimit me 104.44 lekë, pas një rënie që shënoi disa ditë radhazi në tregun vendas. Aktorë të këtij tregu shprehen se, ndryshimet në vlerat e këmbimit valutor janë të pritshme dhe brenda parashikime, duke lënë të nënkuptohet se, tregu valutor orientohet nga ecuria në bursat ndërkombëtare, por dhe kërkesë-oferta në tregun vendas. Një euro e fortë penalizon klientët e bankave që kanë marrë kredi në këtë monedhë. Gjithashtu i bën më të shtrenjta importet, si dhe rrit kostot e qeverisë për pagesën e borxhit të jashtëm. Avantazh kanë eksportuesit, norma e fitimit të së cilëve do të rritet. Banka e Shqipërisë bën të ditur, se kursi i këmbimit reflekton luhatjet e sezonalitetit dhe paraqet situatë spekulative. atsh