Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për lehtësimin e masës së sigurisë ndaj mallrave me origjinë nga Serbia. Oda Ekonomike e Kosovës ka konfirmuar për KosovaPress se qeveria këto ditë ka marrë vendim për heqjen e masës së sigurisë vetëm për mallrat e lëndës së parë dhe gjysmë produkte. Kryetari i OEK-ut, Lulëzim Rafuna ka theksuar për KosovaPress se OEK-u është i njoftuar për heqjen e masës së sigurisë për mallrat e lëndës së parë dhe gjysmë produkte. Ndërkaq, nga Qeveria e Kosovës nuk janë përgjigjur për KosovaPress lidhur me ‘zbutjen’ e masës së sigurisë për mallrat serbe. Masa e sigurisë për ndalimin e mallrave serbe ishte marrë më 14 qershor, atë ditë kur ishin rrëmbyer tre zyrtarët policorë të Kosovës nga forcat serbe brenda territorit të Kosovës. atsh
Qeveria ‘zbut’ masën e sigurisë për mallrat serbe
RELATED ARTICLES