Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREBiden: Marrëdhënie përherë të qëndrueshme

Biden: Marrëdhënie përherë të qëndrueshme

Presidenti i SHBA-së Joe Biden përshëndeti marrëdhëniet e qëndrueshme midis SHBA-së dhe Britanisë së Madhe, ndërsa takoi kryeministrin Rishi Sunak në zyrat e tij në Downing Street në Londër. Presidenti amerikan vlerësoi lidhjet e ngushta mes dy vendeve teksa ai dhe kryeministri zhvilluan bisedime në kopshtin e kryeministrisë. Biden, ndalesa e shkurtër e të cilit në Londër i paraprin samitit të NATO-s në kryeqytetin lituanez, Vilnius, deklaroi se “marrëdhëniet janë të forta”. ”Nuk mund të kem takuar një mik më të ngushtë dhe aleat më të madh”, theksoi Biden. Sunak nga ana e tij tha se ”do të vazhdonte bisedimet se si Britania e Madhe dhe SHBA të mund të forconin bashkëpunimin dhe sigurinë e përbashkët ekonomike për të mirën e qytetarëve”. Përpara takimit të NATO-s, kryeministri tha se ”SHBA dhe MB paraqesin veten si dy nga aleatët më të vendosur në atë aleancë”. Mbreti Charles III i Britanisë së Madhe do të takohet me Biden, i cili mbërriti në Londër të dielën në mbrëmje, për çaj në kështjellën Windsor dhe do të informohet për diskutimet mbi klimën. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments