Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREMbi 300 migrantë raportohen të zhdukur në Oqeanin Atlantik

Mbi 300 migrantë raportohen të zhdukur në Oqeanin Atlantik

Tre varka me rreth 300 refugjatë në bord janë raportuar të zhdukura në detin midis Afrikës dhe Ishujve Kanarie të Spanjës. “Dy varka, secila me deri në 60 persona në bord, u larguan nga Senegali më 23 qershor për në Ishujt Kanarie dhe një varkë e tretë me rreth 200 migrantë u largua nga qyteti bregdetar i Kafountine më 27 qershor”, tha sot Helena Maleno nga organizata spanjolle e ndihmës “Caminando Fronteras”. Organizata ishte në kontakt me familjarët e personave të zhdukur, të cilët nuk kishin marrë asnjë lajm nga migrantët në bord. “Ne jemi shumë të shqetësuar sepse pas trazirave në Senegal në qershor dhe për shkak të persekutimit politik, migrantët janë edhe më pak të përgatitur se zakonisht për të ikur me nxitim”, tha Maleno. Në qershor, 19 varka me refugjatë nga Senegali mbërritën në Ishujt Kanarie, ndërsa asnjë nuk ishte regjistruar që nga fillimi i vitit. Maleno kritikoi Spanjën se kishte përdorur vetëm një avion kërkimi, i cili ishte në ajër, vetëm për disa orë në ditë. “Gjithashtu, mungon edhe bashkëpunimi me Marokun, i cili punon vetëm për të larguar refugjatët, por jo për t’i shpëtuar ata”, tha ajo. “Nëse 300 gjermanë do të zhdukeshin në Atlantik, do të kishte një operacion të madh kërkimi”, tha Maleno. Kafountine është rreth 1,700 kilometra larg grupit të ishujve spanjollë, dhe Oqeani Atlantik me rrymat e forta dhe dallgët e larta konsiderohet si një nga rrugët më të rrezikshme të migrimit drejt Evropës. Sipas Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), këtë vit në Ishujt Kanarie janë raportuar 7 278 migrantë afrikanë. Sipas “Caminando Fronteras”, të paktën 778 migrantë kanë vdekur në rrugën e Atlantikut në gjysmën e parë të vitit. Megjithatë, numri i rasteve të paraportuara është ndoshta më i lartë. Nëse mbytja e varkave konfirmohet, do të ishte një nga aksidentet më të rënda që përfshin migrantët në det, pas fundosjes së varkës së refugjatëve në brigjet greke, në mes të qershorit me rreth 500 të vdekur. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments