Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMISegmenti i dytë i aksit Palasë – Dhërmi hapet brenda pak ditësh

Segmenti i dytë i aksit Palasë – Dhërmi hapet brenda pak ditësh

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektoi punimet në segmentin e dytë të aksit Palasë – Dhërmi, i cili pritet të hapet për qarkullimin e automjeteve brenda pak ditëve. “Këtu punohet me ritme të shpejta pasi ne duam që ta hapim gjatë këtij sezoni. Ka një presion shumë të madh nga pushuesit. Sigurisht se kur ti shikon një rrugë të shtruar ku ti mund të kalosh dhe mendon se duhet të bësh gjithë kurorën nga sipër, por ne duhet të përfundojmë dhe gjithçka duhet të jetë në parametrat e duhur të sigurisë rrugore, kështu që do të duhet pak durim, por rëndësi ka që e kemi këtë rrugë totalisht të hapur”, deklaroi Balluku.

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi bëri të ditur se ky aks rrugor është 4.5 km, me një gjerësi 12 metër. “Segmenti i parë, të cilin e hapëm vitin e kaluar ishte 2.5 kilometra dhe tani kemi 2 kilometrat e tjerë të të gjithë aksit. Është një aks 4.5 kilometra në total, me një gjerësi 12 metra kurorë të rrugës dhe me 9 metra asfalt. Është një rrugë e kategorisë C,2 me një reliev panoramik dhe gjithashtu kemi pasur dhe dy vepra arti, urën në hyrje të Palasës dhe kemi pasur dhe një urë të vogël afër kilometrit të dytë”, tha kreu i ARRSH-së. Rruga Palasë-Dhërmi me gjatësi 4.5 km, pjesë e aksit Orikum-Himarë, është një vepër me rëndësi strategjike për turizmin në rivierën e Jonit. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments