Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREMitsotakis: Takimi me Erdoganin dritare mundësie

Mitsotakis: Takimi me Erdoganin dritare mundësie

Takimi i ardhshëm mes kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis dhe presidentit të sapozgjedhur turk, Recep Tayyip Erdogan më 12 korrik, në kuadër të samitit të NATO-s në Vilnius ofron perspektivën e rifillimit të marrëdhënieve Greqi-Turqi. Sipas burimeve qeveritare, momenti pozitiv që është zhvilluar në marrëdhëniet greko-turke pas tërmeteve shkatërruese në vendin fqinj dhe rizgjedhjes së dy qeverive të reja me një mandat të ri popullor hap një dritare mundësie për të rifilluar marrëdhëniet greko-turke. Të njëjtat burime thanë se ”momenti për dialog me shtetin fqinj nuk duhet humbur”. Mitsotakis ka deklaruar se ”kanalet e komunikimit me Turqinë duhet të jenë të hapura në të gjitha nivelet dhe kjo do të ndiqet në fazën tjetër, si dhe promovimi i të ashtuquajturës agjendë pozitive, e cila mund të krijojë një klimë besimi dhe pune të ndërsjellë në dobi të dy popujve”. “Ka mosmarrëveshje. Dihen qëndrimet e Turqisë. Po ashtu edhe qëndrimet e Greqisë. Fakti që nuk jemi dakord nuk do të thotë se nuk diskutojmë”, tha ai duke shtuar se “qëndrimi i palëkundur i palës greke është se një cikël i ri tensioni nuk është në interesin e askujt, ndërkohë që paraqet rreziqe për sigurinë dhe stabilitetin në rajon”. ”Greqia është e vendosur për një marrëdhënie të ndershme me vendin fqinj, në favor të zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjeve, me dialog në mirëbesim, mbi bazën e së drejtës ndërkombëtare dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore”, theksojnë burime pranë qeverisë greke. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments