Presidenti i SHBA-së, Joe Biden tha se dhënia e mbështetjes për Ukrainën me bomba thërrmuese ishte “vendim shumë i vështirë”, transmeton Anadolu. Në një intervistë për CNN, Biden foli lidhur me mbështetjen me bomba thërrmuese për Ukrainën. Duke bërë të ditur se dhënia e bombave thërrmuese për Ukrainën “ishte vendim shumë i vështirë”, Biden theksoi se për këtë çështje ka biseduar me aleatët dhe deputetët në Kongres. Ai potencoi se municionet e Ukrainës kanë mbaruar dhe kjo mbështetje është siguruar si një “periudhë tranzicioni” deri në arritjen e kapacitetit të mjaftueshëm lidhur me prodhimin e municioneve. Pasi ka rikujtuar se nuk janë palë e marrëveshjes lidhur me ndalimin e bombave thërrmuese, Biden tha: “Megjithatë m’u desh pak kohë që të bindesha për të marrë këtë vendim”. Presidenti amerikan tha se ajo që është e rëndësishme është që Ukraina të posedojë armët që ka nevojë në luftën e saj kundër Rusisë. Departamenti i Mbrojtjes së SHBA-së njoftoi se në kuadër të ndihmës ushtarake prej 800 milionë dollarësh që do të bëjë nga inventari i saj, Ukrainës do t’i jepen edhe bombat thërrmuese. atsh
Biden:Bombat për Ukrainën “vendim shumë i vështirë”
RELATED ARTICLES