Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEARSIME ardhmja e Universitetit “Fan Noli” Korçë

E ardhmja e Universitetit “Fan Noli” Korçë

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, së bashku me ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi dhe Rektorin e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë Prof. Dr. Dhimitri Bello, zhvilluan një bashkëbisedim me pedagogët aty rreth nismave dhe politikave të reja në fushën e arsimit, por edhe për problemet, sfidat dhe perspektivën e këtij universiteti. “Vendosëm së bashku që e ardhmja e Universitetit “Fan Noli” është ndërkombëtarizimi dhe profilizimi, për t’iu përgjigjur zhvillimeve, dinamikave dhe nevojave specifike që ka rajoni i Korçës”, tha Kushi. Ministrja vuri në dukje se, pa dyshim që jo vetëm programet tradicionale ndër vite, por edhe shumë programe të reja inovatore, kanë potencial që të kthehen në një avantazh të qëndrueshëm, jo vetëm për universitetin e Korçës, por për të gjithë rajonin. “Ministria e Arsimit dhe Sportit do të vazhdojë ta mbështesë këtë universitet për t’u zhvilluar më tej, e për t’u ngjitur në një nivel të ri, si një katalizator për zhvillimin ekonomik, social dhe kulturor për qytetin e Korçës dhe të gjithë rajonin”, tha Kushi. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments