Vijon, moti i qëndrueshëm të dominojë territorin e Kosovës, KU në orët e para të ditës kthjellimet do të jenë mbizotëruese. POR parashikohet që pas mesditës dhe gjatë pasdites vranësirat të theksohen, KU më të dukshme do të jenë në Veriperëndim të vendit POR nuk priten reshje. Pritet sërisht rritje e temperaturave të ajrit.
Zhvillimi i një qëndre të presionit të lartë atmosferik mbi Ballkanin Perëndimor do të sjellë në territorin e Republikës së MV mbizotërim të motit të kthjellët dhe të nxehtë. Më të theksuara, kthjellimet paraqiten në zonat Jugore dhe Jugperëndimore. Orët e pasdites do të sjellin kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë MV KU vranësirat më të dukshme do të jene në zonat kufitare me Bullgarinë.
Europa Jugore dhe gadishulli Iberik; do të jenë nën dominimin e masave ajrore të thata dhe të nxehta me origjinë Afrikane duke sjellë mot të kthjellët dhe temperatura të larta. Ku vlera ekstreme priten në Gadishullin Iberik dhe Italinë Jugore. Ndërsa me vranësira të shpeshta dhe shira të dendur do të PARAQITET pjesërisht, rajoni i Balltikut, Europa Lindore si edhe vendet e Europës Qëndrore.