Numri i fermerëve të mbështetur nga qeveria me naftë falas është 30 199. Lajmin e bëri me dije Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca përmes rrjeteve sociale, ku pasyroi mbështetjen e institucionit që ajo drejton për fermerët në vendin tonë. “30,199 fermerë të mbështetur me naftë falas për punimet e mekanizuara në bujqësi, thuajse në të gjitha kulturat bujqësore. Lëvruar e gjithë skema në kohë rekord. Ndërkohë, vijojmë punën me mbështetjen e fermerëve me të gjitha masat e skemës kombëtare deri më 31 dhjetor.”,- thekson Krifca. ATSH