Saturday, November 23, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREFIFA letër falënderimi FSHF

FIFA letër falënderimi FSHF

Projekti “Futbolli për Shkollat”, i lancuar pak javë më parë nga Federata Shqiptare e Futbollit, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, i mbështetur nga FIFA, pritet të nisë rrugëtimin në sezonin e ri shkollor 2023-2024. Rreth 116 mësues të edukimit fizik nga thuajse e gjithë Shqipëria janë trajnuar nga 3 përfaqësues të FIFA-s, të cilët zhvilluan një seminar 3-ditor në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”. Qëllimi kryesor i këtij programi është identifikimi dhe mbështetja e fëmijëve nga mosha 8-14 vjeç dhe familjeve të tyre si edhe njëkohësisht identifikimi i talenteve të reja. Tre përfaqësuesit e FIFA-s kanë ndarë eksperiencën e tyre mjaft pozitive, ndërsa drejtorja e projektit “Futbolli për Shkollat” në FIFA, Fatimata Sidibe, falenderoi dhe i përcolli presidentit të FSHF-së, Armand Duka të gjithë mirënjohjen e saj dhe të ekipit që ishte në Tiranë, për seminarin 3-ditor. Sidibe nënvizon se ky projekt nuk do të bëhej i mundur pa bashkëpunimin e ngushtë të FSHF-së, ndërsa kërkon mbështetjen e mëtejshme të Federatës së Futbollit, për ta shndërruar këtë program në një model që të ndiqet nga të gjithë fëmijët. “Ekipi ynë është kthyer nga Tirana me kujtime të bukura pas lancimit të projektit “Futbolli për Shkollat” dhe të gjitha momenteve të përbashkëta të ndara me më shumë se 300 fëmijë dhe mësues. Ne jemi jashtëzakonisht mirënjohës për angazhimin e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe qeverisë shqiptare për ta përdorur futbollin si një mjet ndryshimi”, shprehet Sidibe në letrën drejtuar kreut të FSHF-së. atsh

Previous article
Next article
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments