Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARELukashenko: Prigozhin është kthyer në Rusi

Lukashenko: Prigozhin është kthyer në Rusi

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko tha se lideri grupit mercenar “Wagner”, Jevgeni Prigozhin është kthyer në Rusi pas një mërgimi të shkurtër në Bjellorusi, ndërsa trupat e tij mbeten në kampe, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve të Bjellorusisë, BelTA. “Me aq sa jam i informuar, luftëtarët e ‘Wagner’ mbeten në kampet e tyre të përhershme. Jevgeni Prigozhin ndodhet në Shën Petërburg”, tha sot Lukashenko. Prigozhin mbërriti në Bjellorusi pas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Lukashenko për t’i dhënë fund kryengritjes së shkurtër nga forcat e tij “Wagner”, të cilët pushtuan qytetin rus të Rostov-on-Don, më 25 qershor duke marshuar drejt Moskës. Lukashenko konfirmoi se Prigozhin ishte në Bjellorusi më 27 qershor. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments