Saturday, November 23, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREShkolla e Baletit së shpejti me status të veçantë

Shkolla e Baletit së shpejti me status të veçantë

Nxënësit e Shkollës së Baletit festuan diplomimin e maturantëve përmes një shfaqjeje të mrekullushme, në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas e Baletit. E pranishme në sallë ka qenë edhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi. Ministrja është shprehur në rrjetet sociale se, nxënësit e kësaj shkolle e befasojnë gjithmonë me talentin dhe performancat e tyre. “Interpretimi i tyre i jashtëzakonshëm është një tregues i arritjeve dhe suksesit të shkollës, nën drejtimin e të gjithë ekipit të mësuesve, koreografëve dhe veçanërisht drejtoreshës së palodhur të kësaj shkolle Blerina Arbana”, tha ministrja Evis Kushi. Ajo është shprehur besimplotë që Shkolla e Baletit, ashtu si edhe shkollat e tjera artistike, do të marrin status të veçantë me ndryshimet e sapomiratuara në Ligjin për Arsimin Parauniversitar. Në këtë mënyrë do të rritet më tej cilësia dhe do të jenë edhe më të suksesshme në identifikimin dhe zhvillimin e talenteve. Ministrja Kushi u uroi suksese artistëve të rinj dhe të shkëlqejnë sa më shumë në të gjitha skenat ku do të performojnë në të ardhmen. Shfaqja e Shkolles se Baletit ne TKOB. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments