Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEARSIMRriten pranimet në Universitetin e Mjekësisë, 500 kuota për vitin e ardhshëm...

Rriten pranimet në Universitetin e Mjekësisë, 500 kuota për vitin e ardhshëm akademik

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu bëri sot të ditur se do të rriten kuotat e pranimit në Universitetin e Mjekësisë për vitin akademik 2024 – 2025, duke shkuar në 500 kuota. Manastirliu informoi mbi projektligjin e miratuar sot nga qeveria për një paketë mbështetjeje për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të ciklit të dytë të studimeve në mjekësi të përgjithshme, në institucionet publike të arsimit të lartë. Sipas saj, “ky projektligj ka ardhur pas një analize të thellë për kapacitetet e burimeve njerëzore në gjithë sistemin shëndetësor publik e jo publik”. “Garantimi i kujdesit shëndetësor universal, që është objektivi ynë strategjik, arrihet duke garantuar që qytetarët të kenë shërbime të aksesueshme dhe mundësinë që të kenë mjekun pranë. Kjo mundësohet duke përgatitur burimet tona njerëzore. Ne kemi bërë hapa të rëndësishëm para sa i përket numrit të mjekëve në dispozicion për banorë”, tha ajo. Manastirliu theksoi se ky indikator në vitin 2013 ka qenë 1.2 mjekë për 1 mijë banorë, ndërsa me rritjen e kuotave të specializimeve por edhe me investimet dhe punësimet meritokratike përmes portaleve është rritur. Ajo theksoi se në vitin 2022 kemi 1.9 mjekë për 1 mijë banorë. “Jemi ende larg mesatares së OECD-së dhe vendeve të rajonit. Në rajon kjo mesatare është 2.7 mjekë për 1 mijë banorë dhe ajo e OECD-së është 3.6 mjekë për 1 mijë banorë”, tha ajo. Ministrja theksoi se liberalizimi i tregjeve të punës në vendet e zhvilluara na vendos para sfidën e mobilitetit të mjekëve. “Po ashtu kemi zhvillimet demografike, sfidën e moshimit dhe rritjes së jetëgjatësisë. Kemi disa sfida paralelisht që na drejtojnë drejt marrjes së politikave që synojnë ruajtjen e burimeve njerëzore në vend dhe zhvillimin e tyre. Ndaj jemi konsultuar edhe me praktikat më të mira ndërkombëtare dhe kemi ndërtuar një ligj që i jep mundësi studentëve që të kenë disa trajtime që mundësojnë qëndrimin e tyre në vend duke i lehtësuar në punësim prioritar në strukturat dhe institucionet shëndetësore dhe të përfitojnë nga politikat e strehimit social pas punësimit të tyre”, shtoi ajo.atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments