Kryeministri i Holandës, Mark Rutte dhe ai i Luksemburgut, Xavier Bettel kanë kërkuar që të ulen tensionet në veri të Kosovës. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin Kurti, të dy liderët theksuan nevojën e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. Mark Rutte deklaroi se nuk duhet të drejtohet gishti tek fajtori për tensionet mes Kosovës dhe Serbisë. Ai theksoi se Kosova e Serbia duhet t’i përmbahen udhërrëfyesit të BE-së. “Nuk e di nëse duhet ta drejtojmë gishtin tek fajtori. Dëshirojmë të ndihmojmë dhe të kthehemi tek hapat e tjerë. Në shkurt, kemi pasur një marrëveshje dhe po punojmë për të gjithë hapat. Sipas Serbisë Kosova nuk ka zbatuar gjithçka për të cilën është zotuar, dhe e anasjellta. Keni bërë premtime të dyja palët. Besoj çështja më kryesore dhe e drejtë është që t’i përmbahemi udhërrëfyesit dhe planit”, tha ai. Pas takimit me kryeministrin Kurti, ai shtoi se Holanda është e gatshme të ndihmojë Kosovën. “Jemi të gatshëm të ndihmojmë nëse mundemi. Isha shumë i lumtur në shkurt kur me pjesëmarrjen e Gjermanisë dhe Francës arritëm një marrëveshje bazë. Që atëherë tensionet janë ngritur dhe duhet të fokusohemi në çështjen e deeskalimit. Procesi edhe pse i mërzitshëm, duhet të implementohet hap pas hapi dhe në mënyrë te përpiktë. Deeskalimet duhet të jenë nga dyja palët. Jam optimist se mendjet e ftohta do të mbizotërojnë. Është në interes të të gjithëve”, tha ai. Edhe kryeministri i Luksemburgut u shpreh se duhet të fillohet të punohet në udhërrëfyesin e BE-së. “Stabiliteti është në interes të të gjithëve. Unë do të përkrah Kurtin dhe Osmanin, Vuçiç e Bernabiç që t’i përmbahen udhërrëfyesit të BE-së. Kryeministri Kurti tha se është e nevojshme që të zbatohen të gjitha marrëveshjet e arritura me Serbinë. “Në lidhje me dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, kam theksuar se Kosova është e përkushtuar për marrëdhënie të mira fqinjësore, ne dëshirojmë zgjidhje evropiane dhe për këtë e kemi Marrëveshjen bazike të 27 shkurtit dhe Aneksin e zbatimit të 18 marsit, për të cilën dëshirojmë të zbatohet pa vonesa dhe pa kushte. Demokracitë solidarizohen me njëra-tjetrën përballë autokracive, prandaj progresi demokratik i Kosovës është një mundësi jo vetëm për shtetin dhe shoqërinë tonë, por edhe për Bashkimin Evropian që të çojmë përpara reformat dhe transformimin e Ballkanit Perëndimor”, tha Kurti. atsh
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on