“Dinamo” përforcon repartin e mbrojtjes duke nënshkruar me dy futbollistë. Blutë e kryeqytetit kanë njoftur përmes rrjeteve sociale nëshkrimin me dy mbrojtësit, Albion Marku dhe Rustem Hoxha. “Dinamo”, që këtë sezon do të jetë pjesë e superligës së futbollit ka nisur kështu fusahtën e përforcimeve. Marku luan në krahun e djathtë të mbrojtjes, teksa Hoxha në qendër të prapavijës. Lojtarët kanë firmosur kontratat e tyre në prezencë të presidentit Ardjan Bardhi. “FC Dinamo zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me mbrojtësin Rustem Hoxha. Mbrojtësi durrsak rikthehet në Superiore pas 2 sezoneve shumë të suksesshme me ekipin e Ballkanit në Kosovë. Hoxha është një prodhim i “Teutës” ndërsa më herët ka luajtur edhe me “Kukësin” e “Luftëtarin””, bëhet me dije në rrjetet sociale nga klubi i futbollit “Dinamo”. “Albion Marku është zyrtarisht “Dinamovit”! “FC Dinamo” njofton se ditën e sotme në praninë e presidentit Bardhi, mbrojtësi 22-vjeçar ka firmosur kontratën që e bën pjesë të 18-herë kampionëve të vendit për sezonin e ri. Marku më herët ka qenë pjesë e “Laçit” dhe “Partizanit” në Superiore, ndërsa sezonin e fundit ishte i huazuar nga “Dinamo” tek skuadra e “Teutës” së Durrësit”, njofton klubi i “Dinamos” duke prezantuar Markun. atsh